Mjekë dhe tregtarë droge, arrestime masive për vdekjen e Matthew Perry-t

Home Aktualitet Mjekë dhe tregtarë droge, arrestime masive për vdekjen e Matthew Perry-t
Mjekë dhe tregtarë droge, arrestime masive për vdekjen e Matthew Perry-t

Një mjek dhe disa tregtarë droge janë vendosur në pranga pasi dyshohen se ata ndihmuan në sigurimin dhe dërgimin e ketaminës aktorit të ndjerë të serialit ‘Friends’, Matthew Perry.

Autoritetet në SHBA sekuestruan kompjuterë, telefona dhe pajisjeve të tjera elektronike për të përcaktuar se kush e furnizoi Perry-n me ketaminë të marrë ilegalisht që e bëri atë të humbiste vetëdijen dhe të mbytej në vaskën e tij të nxehtë tetorin e 2023. Po ashtu po hetohet dhe rrjeti që trafikon ketaminë në mënyrë të paligjshme në SHBA.

Perry vdiq më 28 tetor në moshën 54-vjeçare. Më shumë se një muaj pasi u gjet i pajetë në shtëpinë e tij në Malibu, Kaliforni, autopsia e Perry konfirmoi se shkak ishin efektet akute të ketaminës.

Raporti i autopsisë rendit gjithashtu mbytjen, sëmundjen e arterieve koronare dhe buprenorfinën, një opioid sintetik, efekte si kushte të tjera që shkaktuan vdekjen e tij.