Kredi e butë për administratën, mbyllen aplikimet

Home Aktualitet Kredi e butë për administratën, mbyllen aplikimet
Kredi e butë për administratën, mbyllen aplikimet

Mbyllet afati i aplikimeve për përfituesit e kredisë së butë. Në 30 ditë kanë aplikuar 1 752 punonjës të administratës publike për këtë kredi lehtësuese në blerjen e banesave.

Edhe në vitin e dytë të kësaj skeme, punonjësit e administratës kanë aplikuar në portalin e-Albania nga 15 Korriku deri në 15 Gusht.

Pas kësaj faze, do të nisë përzgjedhja me vlerësimin sipas një sistemi pikëzimi të paracaktuar. Përfitues final do të jenë 300 punonjës të rendit, mbrojtjes, shëndetësisë, arsimit, bujqësisë e kulturës.