‘Folk on Tur’, Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore koncert në sokakët e Gjirokastrës

Home Aktualitet ‘Folk on Tur’, Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore koncert në sokakët e Gjirokastrës
‘Folk on Tur’, Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore koncert në sokakët e Gjirokastrës

Trupa artistike e Ansamblit Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Popullore përcolli mbrëmjen e 20 gushtit në qytetin e gurtë të Gjirokastrës vlerat e traditës shqiptare.

Të shumtë ishin qytetarët dhe turistët të cilët shijuan atmosferën në sheshin ‘Çerçiz Topulli’ duke kërcyer dhe kënduar me disa nga artisët e mirënjohur të skenës.

Koncerti u organizua në kuadër të turit “Folk on Tour” nga Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Popullore. Ndërkohë mbrëmjen e sotme ansambli do të japë koncert në qytetin e bukur bregdetar të Sarandës.