Nga Metila Dervishi
Aleksander Peçi kompozitori shqiptar, më i ‘kërkuar’ i skenave prestigjioze ndërkombëtare.
Me një opus të gjerë, plot ide novatore dhe diversitet, Prof. Peci vazhdon të n’a befasoje me potencialin e tij krijues, duke e cuar përherë në stade të reja muzikën serioze shqiptare.
I pandalshëm dhe mjaft i kërkuar nga interpretë të njohur ndërkombëtar, ai sërish vazhdon, si një lumë i pandalshëm të sjellë vepra të reja në ide, mendime, stilistike e formë.
Kështu, së fundmi, më 19 Gusht (2024), 3 veprat e tij për piano, të titulluara: Sonata n.7, Spectralia, Sharki e ngujuar, Cartesius cantus n.2, u ekzekutuan në skenën prestigjioze “Rahmaninov’, të Konservatorit Cajkovski, Moskë, Rusi, me shumë suksese, nga interpretët e shquar të pianos: Michael Kovaleff e Danil Sevostianov.
Një sukses i jashtëzakonshëm, me duartrokitje elektrizante, sic i është shprehur, prof. Pecit, Natalya Deeva, e cila ndër të tjera i shkruante se impresionet për këto vepra dhe interesi qe në rritje nga qarqet artistike në Rusi.
Ndër të tjera, Prof. Peci, duke e konfirmuar këtë sukses dhe interes edhe në Moskë, shton që …Publiku i Moskes ka patur shpesh herë ndoshta, në rreth 15 –koncerte, mundësinë që të dëgjojë eksplorimet e reja, që vijnë nga moderniteti i muzikës së “shqiptingujve”. Shqiptingujve’, një fjalë dhe term që prof. Peci e përdor përherë përgjatë shkrimeve dhe diskutimeve të tij, krenar me të drejtë, që con në një stad tjetër muzikën e vendit të tij, muzikën e vendit tonë. Dihet që Moska, për shqipërinë në periudhën socrealiste ka qenë një pike referimi dhe ka qenë një nga Konservatorët, ku edhe mentori i shumë artistëve shqiptar dhe njëkohësisht pedagogu udhëheqës i Prof. Pecit, Prof. Cesk Zadeja( 1927-1997) ka studiuar. Dhe është bukur që në një vend të tillë, ku dihet botërisht potenciali madhështor që gezojnë, vazhdojnë kontaktet me muzikën shqiptare dhe vlerësohen kompozitor shqiptar. Konservatori i vendit tonë është themeluar e hapur nga 62 nga profesor që kanë studiuar në Moskë, sic pohon Prof. Peci, dhe ata shkrujnë për Pecin në web-in e tyre: ZBULIMI I MUZIKËS QË SHIKON NGA E ARDHMJA!
Por, ndërkaq vazhdojnë lajmet që nuk ndërpriten. Rrugëtimi i veprave të Peçit do të vijoj me një tjetër tur Europian: pas Vienës, Parisit, në rreth 22- kryeqytete, ashtu si edhe Texas do të interpretohen veprat e Prof. Pecit, ku dhe në rrjetet e tij sociale, së fundmi prof. shkruan…rikthehem në Pragë për të gjashtën herë, më 29 tetor Sonata Dëti n.15 dhe Premiere Boterore, koncerti Konvergence nga Egli Prifti piano.
Duket se idili krijues dhe risitë nuk shterojnë dhe në 73-vjetorin e kompozitorit tonë.
Kompozitori i futurizmit që prej vitesh ka futur Polygravite C C2 Composition, si stilistikë në veprat e tij apo edhe Kabaizmit.
Është shumë interesant dhe për t’u shenjuar fakti, që Stephan Möller, para se të ekzekutohej në Vienë, Sonata nr.21 ‘N’klaj me lot ujvarash’, meqe jemi dhe të viti i Schoenberg (1874-1951), ndër të tjera shkruan…Peçi ka zhvilluar një sistem muzikor të vetin, i cili mund të krahasohet me atë të Shënberg…sistemin e tij ai e quan ‘Kabaizëm’. Arnold Shënberg, kompozitori austriak i njohur për dodekafonizmin, krijimin e muzikës a-tonale, ndërroi jetë në vitin 1951, vit kur ka lindur kompozitori Peci, është me vlerë dhe rëndësi që personalitetet e artit tonë të krahasohen me figura kaq të larta botërore, ndaj shpresoj shumë që studimet mbi Prof. Pecin teknikat, risitë, mendimet e kritikëvë botëror të kthehen në një objekt të vazhdueshëm studimi në vendin tonë. Edhe pse ka shkrime të shumta mbi figurën e tij dhe një tezë doktorature nën titullin, ‘Aleksander Peci Before and After the iron curtain’ (Louisiana State University, 2017) nga Pianistia durrsake e mirënjohur në Amerike, Elida Dakoli me një dendësi dhe gjeresi të konsiderueshme, që uroj të vi së shpejti dhe në shqip, Peçi me një opus të jashtëzakonshëm krijues, kërkon vite ed vite pune e studimi sërish e sërish.
Ndërkohë, përpos këtyre veprave të gjinive serioze me shumë risi, histori që qëndrojne nga pas, me Danten, me kozmosin me Epin e Gilgameshit, me Sharkinë e ngujuar, etj, etj, stile kompozicionale dhe estetikë që ia leme analizave në vazhdim. Ajo që bën përshtypje është se Prof. Peci i dedikon kohë dhe ka dhe një pasion për gjininë e këngës së lehtë, për publikun e gjerë, sic e perifrazojmë ne, ashtu si edhe per muzikën e filmave. Ky fakt e ka bërë më të dashur edhe për publikun e gjerë që në periudhën socrealiste, kur nis dhe karriera e tij. E kujt nuk i kumbon në vesh kënga aq e dashur ‘Shtëpia jonë’, nga filmi ‘Në shtepinë tonë’ (1979). E kënduar dhe sjellë në mënyrë brilante nga Vace Zela, nje melodi, orkestrim i mrekullueshëm, plot emocion që vazhdon e jehon e jehon në mendjet tona. Pra, Artisiti i merituar A. Peci kërkon t’i prek të gjitha zhanret dhe gjinitë, qoftë edhe këngët, kështu, përpos prestigjit që gëzon si një nga personalitetet artistike më në zë në vendin tonë, por edhe jashtë, sic e përmendëm, më sipër, me këngët u bë dhe një figurë e dashur dhe e njohur për publikun e gjerë. Dhe së fundi, një lajm mbi këngën fituese të Festivalit të RTSH të vitit 1989 një bashkëpunim i Pecit me një personalitet të letrave shqipe, Xhevahir Spahiut , titulluar ‘Toka e diellit’, interpretuar nga të mirënjohurit: Frederik Ndoci, Manjola Nallbani, Julia Ndoci, do të rikthehet e marrë shpërndarje dhe së fundmi në televizionet në New York, U.S.A dhe Toronto, Canada ku besojmë do të drithëroj dhe publikun e gjerë andej. Me tinguj entuziastë të shtrirë, thurur mbi një variacion që varion dhe zhvillohet nga vokalet dhe orkestra, me tiparet e një këngë-himn, triumfuese është një këngë që të mbërthen dhe trio e zërave tregon teknikë të lartë. Prof. Peci n’a befason vazhdimisht e vazhdimisht, dhe i urojmë krijimtari, energji të pandalshme krijuese që kërkojnë vemendjen e duhur dhe në mediat e shkruar dhe vizive të vendit tonë.