U përfol se ishte ndarë nga Marina Vjollca, reagon Getoar Selimi

Home Aktualitet U përfol se ishte ndarë nga Marina Vjollca, reagon Getoar Selimi
U përfol se ishte ndarë nga Marina Vjollca, reagon Getoar Selimi

Çifti i njohur, Getoar Selimi dhe Marina Vjollca, u përfolën së fundmi në shtypin rozë për një ndarje të mundshme dhe krisje të marrëdhënies së tyre.

Shkak për këto dyshime u bë një postim i reperit në rrjete sociale të cilën ai e hodhi dhe më pas e fshiu.

Mirëpo ditën e sotme reperi ka vendosur t’i japi fund këtyre aludimeve.

Me anë të një video të publikuar në Insta Story, ai shihet i lumtur pranë Marinës, dhe vajzës Marget.

 “Video nga Marget”, shkruan Getoari teksa buzëqesh kur filmon vogëlushja.

Dyshja kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë 7 vite më parë, dhe pas 4 vitesh sollën në jetë vajzën, Marget.