Kombëtarja shqiptare e futbollit nis më 7 dhe 10 shtator aventurën në Ligën e Kombeve. Përballë do jenë Ukraina dhe Gjeorgjia, teksa ky është një shans i mirë për kuqezinjtë që të sigurojnë një vend në Kupën e Botës 2026 që do zhvillohet në SHBA, Meksikë dhe Kanada.
FORMULA
Dymbëdhjetë skuadrat që përfundojnë në vend të parë në fazën e grupeve të kualifikueseve të Kupës së Botës e sigurojnë menjëherë vendin në këtë turne.
Në fazën e dytë, atë të play-off do të garojnë dymbëdhjetë skuadrat e vendeve të dyta, së bashku me katër fituesit më të mirë të grupeve të Nations League, bazuar në renditjen e përgjithshme të këtij kompeticioni.
FAZA PLAY-OFF
Ndeshjet play off do të ndahen në katër etapa, të luajtura në dy raunde me eliminim direkt me një ndeshje gjysmëfinale dhe finale, nga të cilat do të kualifikohen edhe katër ekipe të tjera.
Në këtë kuptim, Shqipërisë i duhet të dalë e para në grupin e parë të Ligës B madje të sigurojë ndeshjet me rezultate sa më të mira për të shpresuar të marrë pjesë në play off e Ligës së Kombeve dhe të shtojë shanset që të sigurojë një vend në Kupën e Botës.
Në Ligën B dhe grupin E, Shqipëria ka rivalë emra si Ukraina, Gjeorgjia dhe Çekia.