Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, i ka befasuar vizitorët e një dyqani veshjesh, duke u bërë për pak kohë arkëtarja e atij dyqani.
Me anë të një video të publikuar në rrjetet sociale artistja tregoi një moment kur ajo merr një një bexh me emrin e saj dhe fillon t’iu shërbente klientëve në arkën e dyqanit ‘Primark’ në rrugën Oxford të Londrës.
“U ndala në dyqanin e Primark në rrugën Oxford për të befasuar blerësit në festimin e përvjetorit të parë të bashkëpunimit tonë! Mbani sytë hapur, shumë më tepër është në rrugë e sipër”, shkruan Rita.
Në video artistja shihet mjaft e lumtur dhe tepër energjike teksa përshëndet dhe ndihmon klientët.
Vizitorët e dyqanit u befasuan dhe u gëzuan kur kuptuan se ishin shërbyer nga një yll botëror.
Videoja u realizua në kuadër të promovimit të koleksionit të ri të Ritës në bashkëpunim me ‘Primark’.
Koleksioni përfshin një gamë të gjerë veshjesh të stilit modern dhe të përballueshëm, të cilat kanë qenë shumë të pritura nga fansat dhe klientët e ‘Primark’.