Ansambli i Këngëve dhe Valleve të Prrenjasit përfaqësoi Shqipërinë në edicionin e XI të Festivalit të Folklorit dhe Paqes dhe në fund të këtij eventi u nderua me Çmimin e Madh të Festivalit. Veprimtaria u organizua nga Shoqata Pegasus në komunën e Agropolit në Itali dhe mbart me vete një mesazh vëllazërie dhe paqeje mes popujve. Artistët e folkut thanë se kanë përjetuar emocione pas çdo performance e tyre në skenë. Padyshim me e vleresuara nga juria dhe publiku ishte “Vallja e Rrajcës”.
Gjithashtu një vlerë e shtuar e cila i dha më shumë identitet performancës së ansamblit ishin veshjet tradicionale të zonës Prrenjasit, të cilat morën vëmendje të jashtëzakonshme mes shumë grupeve folklorike pjesëmarrëse të festivalit, duke u vlerësuar si “Kostumografia më e mirë”.