Po drejtonte në gjendje të dehur një skuter! Gjobitet me 11,500 dollarë këngëtari i grupit muzikor ‘BTS’

Po drejtonte në gjendje të dehur një skuter! Gjobitet me 11,500 dollarë këngëtari i grupit muzikor ‘BTS’

Reperi i i famshëm koreano-jugor, i njohur si Suga, i cili është pjesë e grupit muzikor BTS, është gjobitur me 11,500 dollarë, për drejtimin e një skuteri elektrik në gjendje të dehur.

Artisti, emri i vërtetë i të cilit është Min Yoon-gi, u padit në gusht pasi policia e gjeti atë duke u përpjekur të ngrihej pasi ra nga skuteri pranë shtëpisë së tij në Seul dhe zbuloi se ishte i dehur. Niveli i tij i alkoolit në gjak ishte 0,227%, duke tejkaluar shumë kufirin prej 0,08%, që parashikon ligji koreano-jugor.

Reperit, të cilit gjithashtu iu hoq patenta, kërkoi falje duke thënë se po shkonte në shtëpi me skuter “duke menduar se ishte një distancë e afërt” dhe se kishte harruar “që nuk mund të përdorësh një skuter elektrik nën ndikimin e alkoolit.

“Edhe pse askush nuk u dëmtua dhe nuk u dëmtua asnjë pronë, kjo është tërësisht përgjegjësia ime pa asnjë justifikim.U kërkoj falje atyre që janë lënduar nga pakujdesia dhe sjellja ime e gabuar dhe do të siguroj që kjo të mos ndodhë më në të ardhmen”, është shprehur reperi.

Suga u përball me kritika të shumta, mes të cilave nuk mungonin as kërkesat për largimin e tij nga grupi muzikor BTS.