Shfaqja e modës e “Victoria’s Secret” është rikthyer dhe pjesë e saj, si kurrë më parë janë shumë yje.
Shfaqja e mbajtur në qytetin e Nju Jorkut mbrëmjen e së martës ishte e fokusuar në llojin e ri të të brendshmeve Victoria’s Secret dhe krahët teatralë firmato të kombinuara me të brendshmet.
Në pasarelë u ngjitën një grup modelesh të njohura, duke përfshirë emra si Tyra Banks, Irina Shayk, Candice Sëanepoel, Adriana Lima dhe Vittoria Ceretti.
Por, sigurisht, shfaqja e VS nuk do të ishte e plotë pa praninë e dy motrave të veçanta, supermodeleve Gigi ashtu edhe Bella Hadid.
Gigi dhe Bella ecën secila solo në shfaqjen e modës. Gigi fillimisht u shfaq e veshur me ngjyrë rozë, duke përfshirë një këmishë të mëndafshtë, të shoqëruar me krahë me pupla dhe stileto me rripa, ku shfaqej si Barbie.
Ndërsa Bella u shfaq me të brendshme të kuqe të zjarrta, duke përfshirë bashkë me to edhe një lloj veshjeje në formën e një palltoje të rëndë me pendë ombre.
Bella dhe Gigi Hadid kishte kohë që i mungonin shfaqjeve të VS, ndërkohë që ato kanë qenë protagoniste në shumë shfaqje të njohura të modës, duke përfshirë edhe Versace dhe Jacquemus.
Të dyja motrat ishin pjesë e një liste të gjatë modelesh që u kthyen në Victoria’s Secret pas vendimit të markës së modës, për të ndaluar prodhimin e shfaqjes mes polemikave gjatë viteve të fundit.