Universi mund të jetë dy herë më i vjetër se sa vlerësohet nga modelet aktuale kozmologjike. Prandaj, Big Bengu duhet të datojë në 26.7 miliardë vjet më parë , nga 13.7 miliardë vjet që vlerësohet aktualisht.
Teoria u parashtrua në revistën Monthly Notices of the Royal Astronomical Society nga fizikani teorik i Universitetit të Otavës, Rajendra Gupta.
Për momentin është ende një hipotezë, por nëse do të ishte e vërtetë, do të zgjidhte disa mistere për të cilat fizikanët kanë vrarë trurin e tyre prej vitesh, mbi të gjitha, do të shpjegonte dimensionet dhe masat anormale të galaktikave primitive.
Modeli i ri ringjall hipotezën e vjetër të “dritës së lodhur”, një teori e braktisur prej kohësh dhe e bashkon atë me modelin aktual të “universit në zgjerim”. Për shkak të fenomenit të njohur si “redshift”, rrezatimi elektromagnetik i emetuar nga një objekt që largohet ka një gjatësi vale më të gjatë dhe një frekuencë më të ulët krahasuar me kohën e lëshimit. Në rastin e dritës, ky fenomen përfshin një zhvendosje të ngjyrës drejt së kuqes, skajit të poshtëm të spektrit të dukshëm. Nëse trupat qiellorë të shndritshëm dhe të largët duken në teleskopët tanë më të kuq seç duhet, shpjegimi do të ishte pikërisht ky: hapësira po zgjerohet dhe rrezatimet e emetuara nga ato objekte zgjaten.
Sa më e kuqe të jetë drita, aq më e vjetër është, sepse ka udhëtuar një distancë më të madhe përpara se të zbulohej nga instrumentet tona matëse. Mbi këto baza teorike, shkencëtarët kanë gjurmuar deri në momentin e lindjes së universit, duke e vendosur Big Bengun rreth 13.797 miliardë vjet më parë.
Teoria e “dritës është e lodhur”
Përveç modelit të universit në zgjerim, fenomeni i zhvendosjes së kuqe mund të ketë shpjegime të tjera. Në vitin 1929, astronomi zviceran Fritz Zwicky propozoi teorinë e “dritës së lodhur” duke udhëtuar në distanca të gjata, drita do të “lodhej”, domethënë do të humbiste energjinë , duke rritur kështu gjatësinë e valës dhe duke ulur frekuencën e saj. Një teori, kjo, e cila shpejt u la mënjanë për shkak të problemeve të shumta që ngriti. Tani, megjithatë, teoria merr hipotezën e dritës së lodhur dhe e kombinon atë me modelin e universit në zgjerim.