Algert Sala – “Hedh pas”, 5 vite për t’u publikuar

Algert Sala – “Hedh pas”, 5 vite për t’u publikuar

Episodi i parë i RevoCast ka nisur me një intervistë ekskluzive mes drejtuesit të podcastit, Aldo Mustafa, dhe këngëtarit të talentuar Algert Sala, një ndër pretendentët më të mirë në “Kënga Magjike 2024”. Algert Sala shfaqet në këtë festival me këngën “Plumbat”.

Gjatë bisedës, Aldo e pyeti Algertin për kohën e kaluar dhe për fazat e përpunimit të këngës hit “Hedh pas” e cila ishte një sukses përgjatë verës. “D.m.th. po flasim për të shkuarën?” — e ngacmoi ai. Algerti iu përgjigj me një qasje komike, duke theksuar se ishte një e shkuar shumë e largët.

Algerti, duke qeshur, sqaroi se kënga nuk ishte krijuar fillimisht si një dedikim, pasi tematikat e saj kishin qenë disi të ndryshme. Gjatë diskutimit mbi evoluimin e këngës, Aldo pyeti nëse kishte qenë menduar si duet që nga fillimi. Algerti e pranoi me sinqeritet se projekti fillimisht ishte menduar si një projekt solo, por e ndjeu se diçka i mungonte. Në këtë rrugë artistike, ai mori vendimin për të shndërruar këngën në një version më komercial, që i përshtatet më shumë karakterit të garës së Kënga Magjike.

Ky episod i parë i RevoCast tregon për mënyrën unike me të cilën krijuesit dhe artistët shohin të kaluarën, ndërsa përpiqen të gjejnë forma të reja shprehjeje në të ardhmen.

INTERVISTA

Algert Sala: Kjo si këngë është krijuar si demo përpara 5 vitesh.

Aldo Mustafa: Dmth. po flasim për të shkuarën?

Algert Sala: Për një të shkuar shumë të largët!

Aldo Mustafa: E paske hedhur pas në mënyrën më të mirë të mundshme! Paske marrë dhe kohë… t’u deshën 5 vite… ta hidhje pas?!

Algert Sala: … po! Por nuk mund ta quajmë dedikim, sepse hedh pas ka pasur tjetër tematikë kur është krijuar.

Aldo Mustafa: Që ishte?

Algert Sala: Mos iu fut asaj teme!

Aldo Mustafa: Temë delilate!

Algert Sala: Dalin gjëra të tjera… pastaj erdhi në këtë formën tjetër pak më komerc.

Aldo Mustafa: E kishe menduar duet që në fillim? Apo doli surprizë rrugës?

Algert Sala: Jo, jo, jo! Ishte projekt solo, por nuk po më plotësonte.