Sahati i Inglizit në qytetin e Shkodrës, është vënë tashmë në punë. Sahati i Inglizit, është një monument i kategorisë së parë dhe ka pamjen e një kështjelle të periudhës së aristokracisë mesjetare në Europë e ndërtuar nga lordi anglez Paget në çerekun e fundit të shek, XIX.
Përbëhet nga 16 dhoma aristokratike ku më e madhja është e ndërtuar me stil oriental.
Lajmi për vendosjen në punë është bërë me dije nga kryetari i Bashkisë Shkodër Benet Beci, i cili ka postuar mbrëmjen e sotme një video në rrjetet sociale.
‘Sahati i Inglizit nga sonte ka orën e tij, duke i dhënë këtij monumenti të trashëgimisë kulturore të Shkodrës rëndësinë që meriton. Një punë fantastike e punonjësve të bashkisë që rikthyen në identitet këtë pasuri për qytetin tonë. E gëzofshim!’, shkruan ai.