Kate Middleton u rikthehet zyrtarisht detyrave mbretërore për Krishtlindje

Kate Middleton u rikthehet zyrtarisht detyrave mbretërore për Krishtlindje

Princesha Kate duket se po u kthehet dalëngadalë detyrave mbretërore pas betejës me kancerin.

Në një njoftim të publikuar nga Pallati Kensington, thuhet se Princesha do të marrë përsipër detyrën e saj më të madhe që nga rikthimi, duke pritur shërbimin vjetor të Krishtlindjeve të monarkut në Abbey-n e Westminster-it në Londër më 6 dhjetor, shkruan People.

Në këtë ngjarje tradicionale, titulluar “Together at Christmas”, do të shohim Middleton dhe bashkëshortin e saj, Princin William, të udhëheqin një koncert festiv të transmetuar në televizion për herë të katërt radhazi.

“Diçka emocionuese po vjen,” shkroi ekipi i Princeshës në platformën X .

Gjatë një interviste të dhënë së fundmi Princi William u shpreh se ky ka qenë një vit tejet i vështirë për familjen e tyre, por fatmirësisht Kate po e merr veten pas trajtimeve që ajo bëri kundër sëmundjes.