Nga roman në dramë, ‘15 ditë Prilli’. Autorja Markarian: Romani rrëfen ditët e fundit të regjimit

Nga roman në dramë, ‘15 ditë Prilli’. Autorja Markarian: Romani rrëfen ditët e fundit të regjimit

Shembja e ‘murit’ të regjimit komunist, çoroditja e një populli, frika se çfarë kishte përtej izolimit totalitar, do të vihen në skenën e teatrit ‘Aleksandër Moisiu’.

Romani “15 ditë prilli” i autores dhe aktores Anisa Markarian, që rrëfen trazirat në ditët e fundit të një sistemi totalitar, do të vijë pranë publikut durrsak përmes një drame premiere me regjisore Driada Dervishin.

E gjithë drama përqendrohet në trysninë e 15 ditëve që siç autorja e romanit rrëfen, njerëzit nuk dinin ç’të bënin, të ‘qanin apo qeshnin’ pasi u shemb regjimi.

Premiera që po përgatitet pritet të ngjitet në skenë vitin e ardhshëm, ndërkohë që tashmë ka nisur puna dhe provat në tavolinë.

Mimoza Marjanaku, Yllka Mujo, Sanije Hoti, Amos Zaharia, Suela Bako dhe të tjerë, do të jenë pjesë e kastit prej 12 aktorësh që do të interpretojnë dramën ‘15 ditë prilli’.