Jet në Festivalin e RTSH: Një debutim me ekip të ri dhe një stilist që premton shumë…

Jet në Festivalin e RTSH: Një debutim me ekip të ri dhe një stilist që premton shumë…

Në një bisedë dinamike dhe plot surpriza në RevoCast, këngëtari i ri Jet ndau emocionet e pjesëmarrjes së tij të parë në Festivalin e RTSH-së. Me një qasje të veçantë dhe një dëshirë për të nxitur talentet e reja, Jet tregoi sesi ka zgjedhur të bashkëpunojë me një ekip të ri, përfshirë një stilist të panjohur deri më tani, por jashtëzakonisht premtues.

Jet: Pjesëmarrja ime në RTSH këtë vit më lidh dhe me njerëz të rinj, me talente të reja. Unë marr pjesë për herë të parë në festival dhe mendova të përfshihem me një ekip të ri që nuk njihet. Kështu kam zgjedhur edhe stilistin tim, quhet Klint. Nuk është i njohur, por ka një talent të paparë. Dua ta ndihmoj shumë, sepse ai premton shumë në këtë industrinë e Shqipërisë.

Jet vijoi duke zbuluar procesin e bashkëpunimit të tyre: “Unë i tregova këngën dhe ai hyri në botën e këngës. Më solli atë veshje që unë doja, diçka që reflekton si muzikën, ashtu edhe personalitetin tim.”

Në një moment spontan, Jet vendos ta marrë në telefon Klintin për të zbuluar më shumë detaje.

Jet: Alo! Po të marr pak në telefon të di çfarë u bë me veshjen. Të ka ardhur ndonjë ide e re apo ku di unë?!

Klint: Ideja është e njëjta. Jam duke menduar tani për aksesorët që do t’i shtohen veshjes, por do t’i lë surprizë.

Aldo Mustafa: Dolën detaje që edhe për ty qekan surprizë.

Klint: Nuk thash ndonjë gjë që s’duhet apo jo?! Aksesorët si ke parë akoma! Unë di të them që nuk jeni gati!

Me një ekip të freskët dhe energji krijuese, duket se Jet është gati për të surprizuar publikun shqiptar në Festivalin e RTSH-së. Ky bashkëpunim i veçantë me një stilist të talentuar si Klint tregon përkushtimin e tij jo vetëm ndaj muzikës, por edhe ndaj artit vizual që e shoqëron atë. Për më shumë detaje dhe surpriza, mos humbisni episodin e fundit të RevoCast!