Kryeministri Edi Rama njoftoi sot se qeveria ka vendosur të hedhë në diskutim dy propozime: Mbyllja e Snap Chat dhe TikTok në vendin tonë apo vendosja e filtrave në këto dy rrjete sociale.
Këto propozime do të diskutohen me komunitetin e prindërve dhe vijnë pas vrasjes së 14 vjecarit Martin Cani nga një bashkëmoshatar i tij pranë shkollës Fan Noli më 18 nëntor.
Pas kësaj deklarate të Ramës kanë reaguar edhe personazhë të njohur, mes tyre edhe këngëtarja Çiljeta Xhilaga.
“Si mam i dy djemve, unë mbështet bllokimin Kryeministër”, shkruan ajo në rrjetet sociale.