Sekreti i fshehtë i Elios Shulit: Një kasetë e vjedhur e Bleona Qeretit dhe mishi që nuk erdhi kurrë!

Sekreti i fshehtë i Elios Shulit: Një kasetë e vjedhur e Bleona Qeretit dhe mishi që nuk erdhi kurrë!

RevoCast vazhdon të sjellë biseda që të lënë pa frymë nga të qeshurat dhe surprizat! Në episodin më të fundit, Aldo Mustafa dhe Elios Shuli i dhanë një tjetër dozë të humorit dhe spontanitetit që e bën këtë podcast kaq të dashur për publikun. Kësaj here, rrëfimi i një “sekreti të turpshëm” i Eliosit dhe një batutë për mishin nga Bleona Qereti shkaktuan të qeshura pa fund.

“Kam Vjedhur Një Kasetë të Bleona Qeretit!”

Kur Aldo e pyeti për një sekret që as vetes nuk dëshiron t’ia kujtojë, Eliosi nuk nguroi të shpalosë një histori nga rinia: “Hahaha, kam vjedhur një kasetë të Bleona Qeretit!” Një moment i papritur, që jo vetëm nxiti të qeshura, por edhe një bisedë plot humor mbi Bleonën.

“Ajo Kila e Mishit?”

Duke e vazhduar bisedën me nota komike, Aldo e pyeti: “Meqë ra fjala, Bleona ta solli atë kilen e mishit?” Përgjigjja e Eliosit ishte e menjëhershme dhe e mbushur me humor: “Jo! Ahaha!”

Aldo, duke e çuar shakanë më tej, shtoi: “As mua nuk ma ka sjell…” Këtu, Eliosi shfrytëzoi momentin për të përfunduar me një batutë që i referohet tekstit të këngës më të fundit nga artistja, i cili shkaktoi shpërthim të qeshurash: “Sepse ups! ‘Harrova që s’kam burrë!’ Hahaha!”

Ky episod i RevoCast tregon edhe një herë pse ky podcast është bërë kaq popullor: sinqeriteti dhe humori janë në qendër të çdo bisede. Nga sekretet rinore te batutat spontane, Aldo Mustafa dhe Elios Shuli sjellin një atmosferë të gjallë dhe argëtuese, që tërheq çdo dëgjues.

Nëse nuk keni dëgjuar ende këtë episod, përgatituni për një bisedë që nuk ndalet së qeshuri. RevoCast është tashmë i disponueshëm në platformat tuaja të preferuara.

INTERVISTA

Aldo Mustafa: Cili është sekreti yt i turpshëm, i silletshëm, që ia fshin dhe vetes nga mendja, përpiqesh të mos e kujtosh?

Elios Shuli: Hahaha, kam vjedhur një kasetë të Bleona Qeretit!

Aldo Mustafa: Meqë ra fjala, Bleona ta solli atë kilen e mishit?

Elios Shuli: Jo! Ahaha!

Aldo Mustafa: As mua nuk ma ka sjell…

Elios Shuli: sepse ups! “Harrova që s’kam burrë!” Hahaha!

Aldo Mustafa: Hahahah!