Artisti Jett është vlerësuar nga gjiganti “Sony Music Entertainment” në natën finale të “Kënga Magjike 2024”. Për t’ja dorëzuar çmimin, në skenë ka ardhur përfaqësuesi ekskluziv i kompanisë për Ballkanin Perëndimor, i cili është shprehur se Jett është i jashtëzakonshëm.
Ardit Gjebrea: Ka një tjetër mesazh për ty, do të ftoj në skenë skenë drejtorin e “Menards Records”, përfaqësues ekskluziv i “Sony Music Entertainment” për Ballkanin Perëndimor, Branko Konvjenoviç.
Branko Konvjenoviç: Jam i nderuar që të jem këtu në këtë event, niveli është i pabesueshëm dhe jam shumë i lumtur të jem këtu në Tiranë. Vij nga ana e “Sony Music Entertainment”. Kjo është për këtë djalë të jashtëzakonshëm.
Ardit Gjebrea: Jett do të jesh pjesë e “Menard” që është pjesë e “Sony Music”, ka ardhur drejtori i madh këtu. Ti e mbërrite kështu “paf” menjeherë.
Por suprizat për Jett nuk kishin fund pasi e ëma e shfaq në Pallatin e Koncerteve, ndërkohë që artisti mendonte se ishte në shtëpi në Kosovë.
“Dua të kem gjithmonë mamin në skenë kur këndoj dhe dua ta ndaj emocionin njëjtë me mamin tim”, u shpreh Jet./tvklan.al