Aktorja e mirënjohur e teatrit dhe filmit, Mimoza Marjanaku, ka ndarë një aspekt dhe këndvështrim të përfshirë me kujtime për këgëtaren e mirënjohur Parashqevi Simakun, midis vorbullës mediatike për videon e saj.
Une e kam patur ne kurs Parashqevine, ne Institutin e Larte te Arteve, ne degen Aktrim, te cilin nuk e perfundoi per shkak te largimit ne vitin e trete, bile dhe ne nje dhome ne katin e peste ne godinen nr 7 ne Qytetin Studenti , kemi fjetur bashke.. Ndiej nje detyrim moral per ti permendur te gjithe shoket e kursit – Leonard Qirjako , Artan Islami , Engjell Frasheri , Albana Mici , Lubonja Monika ,Ramiz Gjini, Ilirjan Sadiku, Koli Kunora , Elda Ruci, Sotiraq Mustaka, Sabri Bendo Bushi , te ndjeret miqte tane ,Sokol Kasa e Anxhelin Koci… profesoret tane te nderuar Birce Hasko, Niko Kanxheri, Ndricim Xhepa e Mira Baiti Gjata…Ne ishim krejt te panjohur, kur ajo ishte me statusin e nje artisteje te njohur, e respektuar nga pushteti dhe e njohur ne ish – bllok.Ne kemi ngrene buke bashke,kemi pire ndonje gote bashke, kemi qare e kemi qeshur bashke. Kujtimet na cmallin .. Por po lexoj me dhjetera njerez qe shprehen se keshtu perfundojne artistet, etj etj.
Ajo, me nje emer aq te madh, iku me vullnetin e saj te lire. Parashja ishte nje kengetare me nje ze shume te embel ,me shume teknike ne te kenduar dhe ishte e preferuara e te gjitheve. Ajo ishte nje yll ne muzike dhe ne cdo shtepi ne ekranin e televizorit shihej me dashuri. Kur pashe vidion, natyrisht ndjeva dhimbje.( Fundja videoja ja arriti qellimit ). Pa dyshim sensibiliteti ka koeficient te larte . Por ka nje jete qe askush nuk ka ditur asgje per te. Pse nuk eshte reflektuar kjo dhimbje me pare? Natyrisht Parashja nuk vjen nga hici. Ka vellezer,ka nje djale i cili tani eshte rritur dhe une e kam takuar te vogel fare kur erdhi bashke me Bobin sic e therriste Parashqevia bashkeshortin ,per te bere nje koncert i cili deshtoi per shkak te trazirave ne vendin tone. Askush nga familjaret nuk ka kerkuar ndihme ose me sakte nuk e kane bere publike dramen e familjes se tyre dhe ndoshta dhe vete Parashqevia ka dashur kete largesi prej te gjitheve. Ajo video qe pame te gjithe, nuk beri gje tjeter vecese cmitizoi mitin ” Parashqevi Simaku”. Nuk do doja te shihja askend dhe jo me nje artist apo artiste ne te tille rrethana. Nuk ja kam borxh askujt te me servire te tilla imazhe. Cilido qe ka nxjerre kete video ,te bente kerkime ,te kerkonte ndihme ne organet kompetente , por sigurisht klikimet perkthehen ” leke”.. Si gjthm ,shfrytezimi i dhimbjes eshte biznes i sigurte.