“C’era Una Volta” titullohet ekspozita me piktura abstrakte e autorit Vladimir Váchal, që do të çelet në rrugicën “Jovan Spiro Kosturi” në Korçë më 4 janar në orën 17:00. Një udhëtar, përkthyes i gjuhës perse dhe artist i veçantë, veprat e Váchal që reflektojnë pasionin e tij që prej vitit 2005.
Ekspozita “Lear’ 2024” vijon të qëndrojë e çelur prej disa ditësh në Qendrën Kulturore “Margarita Tutulani” në Berat. Ekspozita bën bashkë artistë nga Berati, Tirana, Elbasani, Durrësi dhe Vlora dhe përmbledh 73 punime të zhanreve dhe teknikave të ndryshme. Ajo do të qëndrojë e hapur deri në 11 janar.
Është hapur këtë fillimviti thirrja për Grante “Ngjarje Kulturore dhe Krijuese 2025: Festivale, Evente dhe Panaire që pasurojnë Kalendarin Kulturor” nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit. Projektet synojnë: fuqizimin e rolit të skenës së pavarur, rritjen e cilësisë së krijimtarisë artistike, promovimin dhe mbështetjen e talenteve të reja, rrjetëzimin e produktit kulturor shqiptar në tregun e industrisë kreative. Afati për dorëzimin e projekteve është data 7 shkurt 2025, ora 14:00.
Ekspozita imersive “Rilindja Italiane” vijon të qëndrojë e çelur te “Galeria e Arteve Digjitale” në Korçë. Ekspozita, e cila do të qëndrojë e hapur deri më 20 mars, ju vendos mes kryeveprave të Da Vincit, Michelangelos, Botticellit etj, duke ju bërë pjesë të një spektakli që nuk i përket vetëm syrit, por edhe shpirtit.