Publikohen imazhe të reja të Mërkurit, anija kozmike sjellë pamje të poleve të planetit

Publikohen imazhe të reja të Mërkurit, anija kozmike sjellë pamje të poleve të planetit

Një anije kozmike e ndërtuar në Mbretërinë e Bashkuar ka kapur imazhe të reja të Mërkurit, ndërsa bëri fluturimin e saj të gjashtë dhe të fundit përpara hyrjes në orbitën e planetit që pritet të ndodhë në vitin 2026.

Anija kozmike BepiColombo u lançua në vitin 2018 dhe përbëhet nga dy satelitë që do të mbledhin të dhëna për të paktën një vit dhe ka nevojë për mbrojtje të posaçme për t’i bërë ballë nxehtësisë nga dielli.

Kamerat mbikëqyrëse në anijen kozmike kapën imazhe të planetit ndërsa fluturonte 295 km mbi sipërfaqen e Mërkurit, duke përfshirë pamje të poleve të planetit, pasi ai u “ndriçua” nga drita e diellit. BepiColombo do të përpiqet të përcaktojë se nga çfarë është i përbërë në të vërtetë Mërkuri dhe nëse uji mund të ekzistojë në disa nga krateret më të thella të planetit.

“Faza kryesore e misionit të BepiColombo-s mund të fillojë vetëm dy vjet nga tani, por të gjashtë fluturimet e tij në Mërkur na kanë dhënë informacione të reja të paçmueshme për planetin pak të eksploruar”, Frank Budnik, menaxher i dinamikës së fluturimit të BepiColombo.