Nga rindërtimi te infrastrukturat e reja: Kryebashkiaku Arbana flet për transformimin e Shijakut dhe mbështetjen e qeverisë në këtë rrugëtim/ Intervista

Nga rindërtimi te infrastrukturat e reja: Kryebashkiaku Arbana flet për transformimin e Shijakut dhe mbështetjen e qeverisë në këtë rrugëtim/ Intervista

Shijaku po kalon një ndryshim të dukshëm falë investimeve në infrastrukturë, arsim dhe shërbime publike. Kryetari i Bashkisë, Elton Arbana, në një intervistë ekskluzive, vlerëson mbështetjen e qeverisë dhe Kryeministrit Edi Rama në realizimin e projekteve që po përmirësojnë cilësinë e jetës së banorëve. Nga rindërtimi pas tërmetit, tek rrugët, shkollat dhe qendrat kulturore, Arbana ndan arritjet kryesore dhe planet për të ardhmen e qytetit. Ai gjithashtu thekson rëndësinë e përfshirjes së qytetarëve në vendimmarrje dhe vizionin për zhvillimin e Shijakut në kuadër të strategjisë për Shqipërinë 2030.

1. Përshëndetje z.Arbana. Kur kalon në Shijak vihen re të gjitha punët që po bëhen sa i takon investimeve në qytet dhe fshatra. A mund të na thoni konkretisht se cilat janë projektet ku po punohet?

Përshëndetje. Dua ta nis me lajmin e mirë, meqë jemi te kjo temë, që po mbajmë një premtim të dhënë dhe kërkesën e banorëve të Shijakut duke sistemuar qendrën e qytetit. Po punojmë gjithashtu me asfaltimin e “Katër rrugëve” dhe rrugëve rurale në Njësitë Administrative Gjepalaj, Maminas, Xhafzotaj.

Gjithë këto investime ndikojnë drejtpërdrejtë në lehtësimin e jetës së qytetarëve dhe bizneseve të këtyre zonave.

2. Gjatë punës tuaj si kryetar bashkie në Shijak janë bërë shumë investime. A ka bashkia buxhet për të realizuar dhe punë të tjera që lidhen me premtimet e dhëna për qytetarët e Shijakut?

Investimet më të mëdha janë bërë gjatë procesit të rindërtimit. Të vetëm nuk do ia dilnim dot. Kemi pasur dhe vazhdojnë të kemi mbështetjen e Kryeministrit Rama dhe qeverisë shqiptare, falë të cilëve kemi ndryshuar jetën e mijëra familjeve shijakase që sot gëzojnë një shtëpi të re, apo të rikonstruktuar pas tërmetit. Fëmijët shkojnë në kopshte me kushte bashkëkohore, më të bukura dhe më të sigurta. Nxënësit studiojnë në shkolla të reja me të gjitha kushtet. Shumë shpejt do të kenë mundësi të aktivizohen me aktivitete të ndryshme kulturore në Qendrën Kulturore Multifuksionale që po përfundon ndërtimin e saj.

Punimet që po bëhen, janë nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, të cilat, disa prej tyre i ka nisur që në muajin qershor 2024. Siç e përmenda dhe më parë ka nisur sistemimi i qendrës së qytetit falë investimit të qeverisë dhe Kryeministrit.

3. A dëgjohet zëri i banorëve të Shijakut në vendime të caktuara që merrni për qytetin?

Patjetër që po! Shijakasit më kanë votuar dhe i kanë besuar vizionit tim, Kryeministrit Rama dhe Partisë Socialiste. Në çdo prag miratimi të Buxhetit bashkia Shijak bën dëgjesa publike dhe pyetësorë, se ku duan qytetarët që ne të investojmë, problematikat që kanë etj.

Risi ishin Dëgjesat online që ne bëmë me shijakasit e diasporës. Bashkëpunimi me to është i rëndësishëm për ne.

4. Cilat janë synimet e tua që lidhen me zhvillimin e Shijakut?

Zhvillimi i qytetit vjen nga punë të vogla të përditshme, përmes së cilave ne përmirësojmë infrastrukturën dhe jetën e përditshme të banorëve.

Dua gjithashtu të zhvillojmë fshatrat e Shijakut që kanë një natyrë mbrësëlënëse, duke i dhënë një nxitje agroturizmit. Për këtë plani ynë është të sistemojmë rrugët rurale.

6. A pati problememe në Shijak, apo rrezik përmbytjeje nga reshjet e shiut të disa ditëve më parë?

Jo nuk kemi patur. Ne nisim me pastrimin e pusetave dhe kanalizimeve në muajt gusht, tetor dhe javën e parë të dhjetorit. Ndërkohë që jemi kujdesur vazhdimisht për argjinaturën e lumit Erzen. E gjithë kjo ka dhënë rezultat pozitiv duke mos krijuar rrezik përmbytje, gjë e cila para disa vitesh ka qënë problem për shumë familje shijakase.

7. Doja të riktheheshim te Partia Socialiste dhe vizioni për Shqipërinë 2030. Sa ndikon vizioni i Kryeministrit Rama në Shijak?

Shijakasit e dinë shumë mirë që falë mbështetjes që na ka dhënë Kryeministri Rama ne kemi zhvilluar Shijakun në shumë drejtime.

Duhet të shohim me objektivitet zhvillimin e qytetit dhe të mirat e punëve të realizuara. Shërbimet dhe punët ne i kryejmë për të gjithë banorët njëlloj. Kur bëhet fjalë për të mirën e përbashkët mendoj se Partia Socialiste dhe Kryeministri Rama kanë mbështetur Shijakun, për këtë duhet t’i japim mundësinë në 11 maj të vazhdojmë përpara me vizionin për Shqipërinë 2030 dhe ti besojmë votën PS dhe Kryeministrit Rama.

8. Sot është Kuvendi Kombëtar Rinor. Ç’mund të na thoni për përfshirjen e të rinjve në Partinë Socialiste?

Unë vetë jam përfshirë në rradhën e të rinjve që e shikojnë politikën si një mundësi e shtuar që të bëjnë diçka më tepër për komunitetin ku jetojnë.

Partia Socialiste është e hapur për prurje të reja. Janë të mirëpritur të gjithë ata që dëshirojnë t’i bashkohen misionit të familjes tonë politike, sepse vetëm Partia Socialiste sjell progresin e Shqipërisë.

9. A keni në plan investime të tjera gjatë këtij viti?

Po! Puna jonë nuk ndalet! Kemi një projekt për argjinaturën e lumit Erzen për ta kthyer në shëtitore.

Do të kujdesemi për mjedise që i shërbejnë moshës së tretë që të kalojnë një pjesë të dites së tyre aty.

Kemi në plan asfaltimin e rrugëve të çdo fshati.

Do nxisim punësimin e studentëve të diplomuar që të jetojnë në Shijak.

Do t’i japim shijakasve një qendër qyteti më të bukur dhe funksionale.

Me shembjen e godinës së vjetër të Pallatit të Kulturës iu hap rruga ndërtimit të një Xhamie të madhe për gjithë komunitetin musliman.

Do të kemi më shumë projekte për të rinjtë dhe aktivitete kulturore. Me pak fjalë, shumë gjëra të bukura na presin në Shijak, qytetin tonë të zemrës.

10. Në përfundim të intervistës a keni një mesazh për të dhënë?

Mesazhin e kam për shqiptarët e diasporës dhe në veçanti për shijakasit kudo në botë. I bëj thirrje të regjistrohen në KQZ që të kenë mundësi të votojnë në zgjedhjet e 11 majit. Vota e tyre është zëri që dëgjohet për të ardhmen e Shqipërisë, për të ardhmen dhe progresin e Shijakut. Ju falenderoj!