Tele/novela/politika
Sidomos për për mikun tim, Teodorin
——
Dihet:
Gjindja sa ç’e adhuron
Po aq e urren politikën e politikanin
Para dy ditësh ju ilustrova një moment të manipulimit publik
me etjen e gjindjes për të rrëmuar në pisllëqet e qilareve, krevateve e buduarëve të përfaqësueseve të vet politikë
Dhe thashë
Që kësisoj fshihet afera e inceneratorëve, etj etj, që jo domosdoshmërisht kanë të bëjnë vetëm me Erionin)
Dhe ja sot
Telenovela pasurohet me një detaj të ri
(Furnizimet vijnë nga Spaku dhe shumëfishohen nga mediet e opozita):
Pra
Skenari i telenovelës sonë pasurohet me një detaj tjetër
Dhe
Kësaj radhe dalin në skenë brekët e Ajolës
Që kushtojnë 260 dollarë
Dhe
Sakaq
Ky detaj hyn te titujt e mbititujt e ditarit tonë
telenovelistik
Të ekraneve, medieve, portaleve, blogjeve
Pastaj
Përfytyro sakaq asociacionet perverse të qindra- mijëra anonimëve të rrjeteve tona sociale që janë ekspertë të tingave, tungave, tongave…
po sidomos specialistë seks e që kalojnë nëpër orgazma gjuhësore kur sorollaten rreth brekëve
Po ndërkaq, ja dhe reagimi nga krahu tjetër:
Veliaj nga burgu i kujton opozitës të merret me brekët e sutjenat e nuses së Shkelzenit
Telenovela vijon
Po si reality show
….
Mikesha, miq
Kjo është tele/novelo/politika jonë
Kjo që nuk don t’ia dijë se në audiencat e saj ka dhe adoleshentë, përkundrazi, ose fëmijë, përkundrazi( se iu duhen për kontigjente pedofilie) ose ose…
Dhe te telepolitika jonë i ke të gjitha:
Këneta, bufë kënete, lubi me dhëmbë të helmuar, shtriganë, zhapikë, butakë, paramecë, kacagjela, hiena, luanë, dragoj e kreshnikë me topuz në dorë që shembin lagje, pallate e diga…
Dhe e gjithë kjo
Që ka vetëm një emër: epokë skizofrenike
Ka, gjithashtu
Pra dhe kjo ka eufemizmat e veta
E quhet liri demokratike, progres, tranzicion
Etj etj
Për të cilat pyesni fezinjtë e paneleve televizive
Se janë kompetentë zuzarish politike