U përfol se djali i saj 15-vjeçar është bërë baba, Kourtney Kardashian tregon si qëndron e vërteta

U përfol se djali i saj 15-vjeçar është bërë baba, Kourtney Kardashian tregon si qëndron e vërteta

Kourtney Kardashian i është përgjigjur thashethemeve të fundit se djali i saj 15-vjeçar, Mason, është bërë baba.

Përmes një postimi në Instagram, Kourtney Kardashian ka mohuar të gjitha lajmet që po qarkullojnë për për djalin e saj.

“Unë rrallë komentoj thashethemet apo teoritë e konspiracionit që përfshijnë mua dhe familjen time, por këtë herë bëhet fjalë për fëmijën tim dhe e ndjej se është gabim të lejoj që dikush të besojë, qoftë edhe për një sekondë, se këto gënjeshtra janë edhe fare të vërteta, nuk është. Mason nuk ka fëmijë”, shkroi ajo.

Ylli i reality-t “The Kardashians” më pas u kërkoi ndjekësve të saj që të respektojnë privatësinë e djalit të saj dhe të ndalojnë përhapjen e lajmeve të rreme.

“Djali im me të vërtetë e vlerëson privatësinë e tij dhe u kërkoj të gjitha mediave të jenë të respektueshme. Ai është një fëmijë me ndjenja dhe një të ardhme të bukur përpara. Ju lutemi ndaloni përhapjen e tregimeve të rreme dhe përhapjen e gënjeshtrave, përsëriti ajo teksa shtoi se ata që bëjnë video për fëmijët e saj ( të mitur), të ndalojnë dhe lënë të qetë.

Thashethemet se Mason ishte bërë baba filluan me komentet nga një llogari private në Instagram, që dyshohet se kishte lidhje me adoleshentin dhe shumë shpejt u bënë virale edhe në TikTok. Më tej disa foto të publikuara e shfaqnin Mason si babanë e një vajze një vjeçare.