Met Dervishi: Kryeministri hije, sovranist…

Met Dervishi: Kryeministri hije, sovranist…

Globaliste ynë, z. Rama/

Kryeministri hije, sovranist…

——

Z. Rama është globalist, gjithnjë i pranishëm në projektet e marksit të globalizmit, Klaus Schwab, kredoja e të cilit për të nesërmen e gjeneratave të reja është:

Nuk do të keni asgjë, po do të jeni të lumtur”

Pra

Asnjë ndjenjë pronësie, asnjë ndjenjë përkatësie

Karl Marksi i ri i Davosit ka dhe urbanistët, dhe arkitektët e vet të cilët po prodhojnë vazhdimisht kudo uniformitet urbanistik e arkitekturor duke ngritur kudo:

Jo- vende, jo-persona, jo- gjëra.

E keni vënë re ngutjen e ekipit Rama për të transformuar qendrat e qyteteve tona, ose për të shembur identitete, ose për të ngritur kulla uniforme me kullat e nji J. Koresë së Jugut etj etj?!!!

Besoj që po

Një ilustrim:

Qendra e Tiranës sonë më parë kishte një Skënderbe që dukej sikur dilte mbi bulevard duke ngjitur shkallët e një parku pishash e lulishteve me stola nën kuotën e bulevardit.

Kjo krijonte marrëdhënie. Po dhe përkatësi, po dhe njerëz, intimitet, vend takimi, vend puthjeje, poezie etj. etj.

Pra ishte një vend, një gjë, një njësi psikike që krijonte kushte për lidhje emocionale, pra për persona, njerëz.

Po tani

Kemi një Skënderbe të ftohtë, një ikonë që nuk ka marrëdhënie me mjedisin

se pas vetes , ajo që ishte dje lulishte me pisha, etj është mbushur me dhe e gurë e bar dhe është ngritur në të njëjtin rrafsh me bulevardin e duket si një parcelë varrezash, pa asnjë shenjë individualiteti, pra pa përkatësi, i një epoke pa epokë, pa biografi

Ndërkaq

I gjithë sheshi nuk është më një vend ndenjieje, meditimi, reflektimi po thjesht një vendkalim, mes zallamahisë së trafikut. Dhe njerëzit atje nuk janë më njerëz, po thjesht kalimtarë anonimë. Kësisoj njeriu me biografi, me mbrëmjet e tij, me miqtë e tij ose paraqitet e tij te sheshi i qytetit nuk ekziston më. Në vend të tij kemi njeriun anonim

Kësisoj

Në përputhje me projektin globalist dhe kredon e tij

Z. Rama i ka transformuar pothuajse të gjitha sheshet e qyteteve tona, duke iu hequr atyre përkatësinë, ndjenjën e intimitetit që krijon njeriu me mjedisin e tij etj

Pra

Duke krijuar jo- vende, jo -gjëra

Kemi krijuar kushtet për të krijuar njeriun e ri që vetëm se lëviz nga një hapësirë në tjetrën pa krijuar marrëdhënie…

Ky është modeli globalist, edhe i kullave, uniformitetit…

Pra

Të krijohet një jo-njeri, një qenie anonime, një transhuman, pa biografi…

Ndërkaq

Meqë jemi në fushatë

Kryeministri ynë -hije

Do t’i kthehet sovranizmit, njeriut, përkatësisë, pronësisë etj

(Pra njeriut, vendeve, gjërave…

( pra qyteti im dhe jo si i Koresë jugore, Senegalit ose Tokios)

Dmth

A na premtohet

Kthimi te tradita humaniste dhe në urbanistikë, arkitekturë?…