Met Dervishi: 20 qytetet tona inteligjente dhe sulltani i fondit Abu Dabi

Met Dervishi: 20 qytetet tona inteligjente dhe sulltani i fondit Abu Dabi

20 qytetet tona inteligjente dhe sulltani i fondit Abu Dabi

—-

Dihet

Facebuksit tanë po merren me zell me gjeopolitikën botërore Zelenski, Trump, Putin etj etj

Grafomanët tanë na postojnë poezi dashurie optimiste tri herë në ditë, pa harruar asnjëherë reklamimin e portretit të tyre

Sa për dije, mikesha e miq

Fqinjët tanë grekë kanë paralizuar shtetin për një përplasje trenash me viktima para dy vjetësh)

Sakaq

Opozita jonë ngazëllehet për aleancën më të madhe të historisë sonë mijravjeçare dhe na prezanton me konservatorin tonë Kujtim gjuzi,  – Trumpi albanez 

Etj etj

Ndërkohë

Ndonëse në fushatë

Qeveria jonë  merr një kredi 120 mln d. nga Emiratet e Bashkuara

Po si?!.. 

Këto 120 mln dollarë do të kthehen po te fondi Abu Dabi, 

Pooooor

Kompania e Emirateve  do të na sjellë kamera etj etj etj për monitorimin e trafikut tonë

Pa tender, pa garë etj etj…

Po duhet të jemi të lumtur, se pas pak

20 qytetet tona me kamera do të hyjnë në listën arabike të Qyteteve Inteligjente…

Ndërkaq

Po kryeministri ynë hije ç’na propozon, dmth

Ç’qëndrim na premtohet ndaj këtyre praktikave grabitqare

Ditën për diell

Madje dhe me miratim në parlament???

Apo

Opozita është në delir

E po na përcjell një optimizëm realist që mbështetet te  makineritë elektorale të korrjes së votave të Belerit, Dules, Idrizit, Kadules, munivules e Trumpit tonë konservator

Kujtim gjuzi

Dmth

Me kësi instrumentesh financiare

Ne nuk kemi hedhur ende asnjë hap para

Praktikave të Sudes sonë të famshme

Të piramidave?!…

Aferim

Aferim

Tha plaku Mere i Dritëroit tonë