Aktori legjendar u gjet i pajetë në banesë së bashku me gruan, zbulohet shkaku i vdekjes së çiftit

Aktori legjendar u gjet i pajetë në banesë së bashku me gruan, zbulohet shkaku i vdekjes së çiftit

Është zbuluar shkaku i vdekjes së aktorit legjendar, Gene Hackman, dhe gruas së tij Betsy Arakawa.

Sipas asaj që shkruan Reuters çifti i bashkëshortëve vdiqën për shkaqe natyrale. Betsy Arakawa, 64 vjeçe, vdiq nga sindroma pulmonare Hantavirus (virus i transmetuar nga minjtë) më 11 shkurt.

Ndërkohë Gene Hackman vdiq një javë pas saj (18 shkurt) si pasojë e një problemi në zemër.

Çfarë është sindroma pulmonare Hantavirus?

Sindroma pulmonare Hantavirus është një sëmundje serioze e frymëmarrjes e shkaktuar nga infeksioni me një virus të përhapur kryesisht nga brejtësit. Tre deri në gjashtë kjo ditë sëmundje ka simptoma të ngjashme me gripin, por më pas avancon nëse nuk trajtohet menjëherë.

“Një lëng grumbullohet rreth dhe brenda mushkërive dhe pacienti mbytet”, tha Heather Jarrell,  kryeekzaminues Mjekësore.

Hackman dhe bashkëshortja e tij, së bashku me një nga qentë e tyre u gjendën të vdekur në banesën e tyre në Santa Fe, më 27 shkurt.

Dy herë fituesi i Oskarit, Hackman sapo kishte mbushur 95 vjeç në fund të janarit. Prej vitit 2004 ai ishte tërhequr nga aktrimi. Hackman u takua me bashkëshorten e tij Arakaëa, një pianiste klasike, që u rrit në Haëai, kur ajo punonte me kohë të pjesshme në një palestër në Kaliforni në mesin e viteve 1980