Slogani i ri
Evropa dhe këneta
Dhe fidanishtja e rrugaçëve Vip
—–
E kishim thënë
Z. Rama e projekton veten si misionar evropianizues
Opozitën e vet si kënetë
Dhe ja, tani po dalin njoftime se slogani i ri i fushatës së z. Rama do të mund të jetë:
Me ne në Evropë, me ata në kënetë”
Ndërkaq
Akademia jonë e edukimit dhe trajnimeve kolektive
Big brother Vip
Pra
Ajo, e sipërlartësueshmja
Pra ajo
që ka zëvëndësuar me kohë me publicitetin e saj 24 orë në 24 të gjitha shkollat tona, licetë, teatrot, poetët, shkrimtarët, dramaturgët, kineastët, skenaristët, universitetet, akademinë
Pra
Formati ynë më i madh evropian i edukimit tonë publik
( Vëllai ynë i madh i Vipave, se nuk janë dosido, kuptohet)
Pra
Formati ynë evropian më i madh dhe më i suksesshëm
(Siç e shihni në videon poshtë, të një kamerë të fshehtë me një Bbvig me revolver)…
…
Poooor
Shihini të gjithë personat e personazhet e videos, dhe gazetarët, meshkuj e femra, dhe pullat e tyre të kuqe të ligjërimit, dhe leksikun e tyre, dhe gjestet e tyre, dhe gadufepsjen e tyre….
Shkurt
Siç e shihni
Formati ynë evropian është shndërruar në njërën nga fidanishtet më të mëdha në botë të kultivimit publik të rrugaçërisë
Në të
paralelisht me ngritjen e temperaturave të imoralitetit dhe agresivitetit
Rriten dhe audiencat, sponsorët, viktimat…
Pra
Mos kam ndonjë keqkuptim me sloganet politike unë
Apo ndoshta politikanët tanë do të duhet të hedhin dhe ndonjë sy përreth në këtë kënetën tonë të formateve evropiane.. .
Se kemi 30 vjet hipnoze evropiane
Tani nuk ka më efekt
Apo ndoshta
Gabohem?…