Met Dervishi – FUÇATA

Met Dervishi – FUÇATA

Kulti i rinisë

Kulti i rinisë është marksist, po jo vetëm, (p.sh. dhe wokistët e Sorosit)

Ndryshe

Zëvendësimi i së vjetrës, që identifikohet si prapambetje, antiprogres

Kjo është ideologji

Po ne kemi një traditë të pasur për manipulimin e partive me të

Partia jonë komuniste

Më vonë partia e Punës ishte parti e rinisë, ajo i telendisi, bullizoi, pastaj i dënoi të gjithë dekanët e marksizmit tonë si Koço Tashko, Malëshova, etj etj

Më vonë

Enver Hoxha ideologjinë e shndërroi në teknikë të manipulimit të partisë së vet nëpërmjet furnizimit të partisë me gjak të ri

Pra

Nga kongresi në kongres partia ushqehej me gjak të ri, nxirrte nga skena ” të vjetrit” , pra konkurencën politike të partisë

Dhe kjo krijoi kushtet që Enver Hoxha të mbetej në krye të partisë deri ditën e fundit të jetës

Kjo traditë vazhdon

Edhe z. Berisha ka bërë të njëjtën gjë me partinë e vet, e ka ushqyer vazhdimisht me gjak të ri për mbijetesën e vet politike

Edhe z. Rama

Ka dy dekada që bën të njëjtën gjë, madje dhe si i garantoi shqiptarët se partia socialiste është parti e re, ngaqë po ju ofron atyre deputetë të rinj

Kuptohet

Jemi po te tradita e Enver Hoxhës

Dhe kemi 30 vjet

Dhe

Jemi kështu si jemi

Dmth kemi 30 vjet që po rropatemi për të hyrë në Evropë

(Dje dhe z. Rama na garantoi se te qeveria e tij 1000 vetë që paguhen nga taksat tona po punojnë natë- ditë për integrimin)

Po nuk bëjmë dot 30 km hekurudhë Durrës-Tiranë

Dhe kjo do të vijojë të jetë kështu

Sa kohë shqiptarët do të votojnë për kultin e rinisë së liderëve të tyre të vjetruar

Hahaga

Paradoks, kuptohet

Se është thjesht manipulim për zhdukjen e senatorëve të partisë që potencialisht janë konkurentët e liderit

E mosozotmosozot

Na e rrëzojnë…