UDHA QË KE BËRË – POEZI NGA ANDI MEÇAJ

UDHA QË KE BËRË – POEZI NGA ANDI MEÇAJ

UDHA QË KE BËRË

Ndalu për një çast,

ulu e kujto

rrugën që ke bërë.

A je ai që udhëtove

dje, sot?

Nesër do vazhdosh?

Ku i dihet?

Askush nuk e di

çfarë sjell e nesërmja,

sjell të mira,

sjell asgjënë.

Asgjënë gënjejmë

ditë për ditë,

orë për orë

e grimë për grimë.

Ndalu për një çast

ulu e kujto

udhën që ke bërë.

Nga qielli nuk pret gjë,

të nesërmet e tua

me shi a diell

s’i parashikon dot as moti.

Prandaj ulu e kujto,

kujto rrugën,

kujto udhëtimin,

ke qeshur,

ke qarë,

kaq mjafton…

Janar 2025

Imazh i gjeneruar me Inteligjence Artificiale bazuar mbi poezinë e mësipërme