Kopësht – Poezi nga Aldo Mustafa

Kopësht – Poezi nga Aldo Mustafa

Kopësht

Unë tek ti, do të vij si rrufe

Në prehrin tënd të përkundem

Dashurisht si fëmijë të dremis, të fle

Dhe nga ëndrra mos të kthehem

Mbaj ngahera me vete aromën tënde

Në rrobat e parfumosura shumë

Përpiqem të të gjej dhe të futem brenda

Zemrës tënde, të marrë rrugët

Kam kohë që luaj mbi tela kitare

Akustikë e dashurisë zhurmon tek unë

Jam duke ndezur vjeshtash zjarre

Të flakëroj gjethet, t’i bëj humus

Pemës tonë t’i bëj ushqim

Të rritet në kopështin pafund

Në prehërin tënd i përkundur

Rrufeshëm të vij dhe të prehem unë

2023

Imazh i gjeneruar me Inteligjencë Artificiale bazuar në poezinë e mësipërme