Nga Met Dervishi
Dosjet tona
Konsumizmi
Dhe pluhuri i harresës
_____
Sot do të kishte qenë dita e ritualeve politike me lotë krokodili
Për përvjetorin e tragjedisë sonë të Gërdecit
Po, ja:
Asnjë krokodil nuk doli dot sot në brigjet e medieve tona të na mbante fjalime
Madje as dhe vetë mediet
Asnjë portal, agjensi…
Pra
Kemi të bëjmë me një Akt Ekzekutiv shqiptar:
Dosjen e Gërdecit tonë, sot e tutje
Do t’a mbulojë pluhuri
Siç ka mbuluar me kohë
Dosjen e Arben Brocit
Dosjen e heroit të revolucionit tonë Vorioepirot gjeneralit me pesë yje, Zan Çaushi
Dosjen e luleve të nënave shamizeza të Vlorës
Dosjen e vrasjes së ministrit të Mbrojtjes së Forcave të armatosura të Kosovës
Dosjen e vrasjes së deputetit Xhindi
Dosjen e “aksidentit” të Sokol Olldashit
…
Dhe të shpejti do të mbulohet nga pluhuri dhe dosja e ritualit me karafila te bulevardi i Kombit
Etj
Etj….
Se
Dosjet..
I nënshtrohen dhe ato mekanizmit të konsumit
Vjetrohen
Dalin nga tregu
Dhe zëvëndësohen me dosje akull të reja nga betejat tona politike me mullinjtë e erës së njëri-tjetrit