Alban Daci: Shqipëria ka nevojë për një përmbysje të madhe politike!

Alban Daci: Shqipëria ka nevojë për një përmbysje të madhe politike!

Nga Alban Daci

Kemi një klasë politike që ka humbur lidhjen me realitetin! Jo vetëm kaq, por tashmë e konsumuar, e lodhur, e korruptuar, pa energji dhe vizione për të ardhmen, por me insistimin për të qëndruar me çdo kusht në Pushtet! 

Atëherë ky pushtet është vetëm për ata ose është në funksionim të përfaqësimit! Nëse janë të konsumuar, të lodhur, pa vizione, pa energji dhe pa risi për të qëndruar, atëherë qëndrimi i tyre është vetëm në funksion të pushtetit dhe ky i fundit si mjet për të siguruar privilegje ata dhe jo si mekanizëm për përfaqësim. 

Klasa politike në një moment përcaktues ku koha po shënon mbarimin e një brezi bashkë me mëkatet dhe nevojë për një brez të ri, por  përsëri këta që janë për të mos rënë e kanë zgjedhur zgjidhjen që politika të jetë vetëm pronë e tyre ekskluzivë duke e kaluar tashmë me trashëgimi. 

Mjafton të hedhim një sy nëpër lista për të parë, se ata që ishin po zëvendësohen me kandidat që janë fëmijët e tyre. Jo vetëm kaq, por nuk e kanë fare problem dhe e konsiderojnë thuajse normale mundësinë edhe të trashëgimisë së partisë në familje! 

Kaq normale duket kjo sa për fat të keq duket sikur është dakord edhe opinioni publik me këto zgjidhje. Kjo klasë politike po përpiqet ta çimentojë status quo e saj duke e bërë po thuajse mision të pamundur ndryshimin apo rrëzimin. 

Madje, edhe ata që kandidojnë në listat e tyre, janë besnikët e tyre, servilët e tyre dhe janë në shërbim për të forcuar dinastitë politike dhe establishmentin politik. 

Me një klasë politike kaq të fortë, zgjedhjet janë thjeshtë në fasadë, sepse të tilla janë listat sot e nesër ata që do të konsiderohen të zgjedhur e shqiptarëve! 

Kjo klasë politike nuk mundet me zgjedhje apo me lista deputetësh edhe kur ata nuk janë të kontrolluara nga establishmenti. 

Kjo klasë politike rrëzohet me një përmbysje të madhe politike, me një përbuzje dhe refuzim masivë të shqiptarëve që ngrihen për dinjitet dhe për më shumë demokraci. 
Nëse shqiptarët ngrihen me nismën e tyre dhe nuk përligjen nga subjektet politike, atëherë kjo klasë politike mund të shkundet në themele. 

Shqiptarët duhet të rigjejnë vetën!

Shqipëria ke nevojë për një lëvizje reale masive qytetare që trondit establishmentin politike! Kjo gjë nuk mund të ndodhë përmes listave, pavarësisht subjektin apo emrave, pro ndodh vetëm përmes reagimeve të qytetarve që nuk pajtohen më me këtë klasë politike që edhe pse është e konsumuar kërkon e insiston për të qëndruar edhe me diktat!