Met Dervishi: Konkluzionet e një kryeministri për bashkëvendëset/it e tij…

Met Dervishi: Konkluzionet e një kryeministri për bashkëvendëset/it e tij…

Konkluzionet e një kryeministri për bashkëvendëset/it e tij:

(Dhe bishti i publicistëve serbë

Brilant z. Rama vetëm me gratë e vajzat e Dibrës

Brilant për disa konkluzione të përvojës së tij politike

Si këto p.sh. :

Gjysma e burrave janë çyrykë ose

Po të ikin gratë burrave ( tonë) iu del bishti

Ose Shqipëria është grua

Ose Evropa është grua

Ose kur më thanë që filanka e Klosit është ndarë, u thashë bjereni këtu t’a bëjmë kryetare

Etj

Etj…

Pjellore

Si zakonisht fushatat janë pjellore dhe në lëvrimin antropologjik të një populli

Aq më tepër kur këtë e bën kryeministri i tij 12 vjeçar

Pra me një përvojë të gjatë

Me qenien shqiptare…

Gjithsesi

Kjo puna e bishtit të burrave është me bisht:

Ndoshta rreth 100 vjet më parë një gazetë serbe e Luftës dhe gjenocidit kundër viseve tona, e përligjte egërsinë e ushtrive serbe duke i thënë lexuesit të vet dhe atij evropian se shqiptarët janë me bisht…

Me sa duket

Paska pasur të drejtë…

Se ja

Tani na e thotë me gojën e tij dhe vetë kryeministri ynë

Që ka qëlluar pa bisht dhe dëshëron të jetojë vetëm për gratë, vetëm me gratë dhe vetëm nga gratë…