Met Dervishi: Derri dhe dosa…

Met Dervishi: Derri dhe dosa…

Derri dhe dosa/
Shqipëria – një spital gjigand, gati gati para një gjenocidi ushqimor:
32 vjet reforma
32 vjet paketa e stërpaketa videosh 3D, 4D, 5D
Premtime laboratorësh të sofistikuar të standardeve më të larta evropiane
Një strukturë dhe superstrukturë Kontrollesh që quhet A K U
E megjithatë
te ne bëjnë pallë salmonelat, hormonet kancerogjene, dezinfektantët vrasës që janë ortakë dhe me kompanitë farmaceutike të ilaçeve të skaduara…
Ndërkaq
Z. Rama politikanin ka kohë që e ka zëvëndësuar me komedianin One show man
dhe po pasuron thesarin kombëtar të leksikut tonë politik
( Dje, p.sh. futi fjalën ” zhabulan…
Kuptohet
E gjithë kjo është strategji retorike:
Ngaqë nuk ka bilanc
Në ligjërimin e tij ka këneta, bufa
Ose
Ngaqë nuk ka bilanc fj. Vj. ,si me ish projektin e 100 Fshatrave të fushatës së kaluar
Prodhon
Një video të re magjike
dhe e etiketon Paketa e Maleve
Këto i dimë tashmë
Kemi vite që jetojmë brenda kutisë së tij magjike
Po
Ndërkaq
Besohej që ky gjenocid ynë ushqimor e ilaçesh
do të ishte kryefjala e Opozitës sonë
Dmth
E ka studjuar ajo këtë dukuri endemike shqiptare që nuk ndodh asnjë Maqedoni, as në ?!….
Dhe
Cili është projekti i saj
Dhe, sidomos, ngaqë kemi 32 vj zhgënjime:
Cilat janë garancitë se dhe ai projekt nuk do të dështojë
Etj
Etj…
Besoja që Opozita jonë nuk do të kishte prioritet tjetër më të madh se ky përveç shpopullimit
Megjithatë
Kohë ka …
Qindra e mijëra shqiptarë po presin ende, madje dhe ata që etiketohen si elektorat gri…
Bëni një projekt e na tregoni se si do t’i vini diga hyrjes së derrave e dosave kancerogjene në menytë e tavolinave tona
Dhe dilni e na e mbushni mendjen
pa kutiçka magji(Ç)ke