Artist Talk me Ben Blushin në COD: Një takim i rrallë me artin dhe historinë e panjohur shqiptare

Artist Talk me Ben Blushin në COD: Një takim i rrallë me artin dhe historinë e panjohur shqiptare

Qendra për Hapje dhe Dialog (COD) organizon më 24 prill, në orën 18:00, një event të veçantë në kuadër të ekspozitës “Shqiptarë të panjohur” të autorit Ben Blushi. Ngjarja do të zhvillohet në Hollin Protokollar të Kryeministrisë, me hyrje nga bulevardi kryesor.

Eventi “Artist Talk” ofron një mundësi unike për publikun të bashkëbisedojë me Blushin, autorin e kësaj ekspozite që hedh dritë mbi figura dhe histori shqiptare të mbetura jashtë vëmendjes. Ky takim është një ftesë për reflektim mbi kujtesën kolektive dhe mënyrën sesi e lexojmë identitetin tonë përmes artit dhe narrativave alternative.

Të gjithë të interesuarit janë të mirëpritur të marrin pjesë në këtë mbrëmje dialogu dhe arti.