Met Dervishi: Fushata në kulmet e kënetave të saj retorike…

Met Dervishi: Fushata në kulmet e kënetave të saj retorike…

Fushata

Dhe një fyerje lidershipe për Durrësin e durrsakët:

Fushata në kulmet e kënetave të saj retorike

Liderët i kanë hedhur piketat e premtimeve të veta tashmë e do kthehen dhe një herë tjetër nëpër qytetet tona

Ndërkaq

Pse ndihem i fyer si votues:

Durrësi ynë

( Pastaj secili sipas vatrës së vet

Ka, natyrisht problemet e partitë selektojnl prioritetet e veta kush me 3 D kush pa 3 D, sipas profilit

Gjithsesi

Durrësi ynë sipas meje ka dy prioritete prioritetet:

1. Derdhja e ujërave të zeza te ajo që durrsakët e durrsakët e quajnë Vollga

2. Dhe ne durrsakët e kemi peng që një qytet si yni tremijë vjeçar e mebi 300.000. banorë, ndonëse ka mbi 7000 lexues kartele, përveç të tjerëve dhe ka një fond prej mbi 200.000. librash që po kalben nën trarët e lagështirës së një godinë njëqindvjeçare që ka qenë dikur shtëpi banimi

Nuk ka pra bibliotekë

/ Kuptohet

Pa zënë në gojë hekurudhën …

Dhe

Asnjë nga liderët e takimeve tona grarore e burrnore deti tani nuk na ka thënë asgjë as për ujërat e zeza të turizmit tonë elitar, as për bibliotekën.

Nënkupto:

Nga kandidatët për deputetë që janë me dhjetëra kësaj radhe, ndonëse e shumta i njohin këto prioritete, nuk guxojnë tua shtjellojnë liderëve të vet

Thjesht se nuk do të bëhen deputetë, po kartona

Ndërkaq

Ka dhe një fyerje tjetër që është fyerje e fyerjeve për ne durrsakët:

Zona ku derdhen ujërat e zeza ka kohë që është e vetmja zonë në bregdetin tonë që u është ofruar me një zemërgjerësi kreybashkiakqiore qytetarëve durrsakë

Ta kenë si plazhin e tyre publik…

Dmth

Ata që s’kanë takat të paguajnë 10 deri 15 euro për një çadër e Shezlong

Plazhosen mbi mbeturinat e topthave zezanorë të derdhjeve urbane të shetitores sonë pellazgjike

Miq e mikesha

Kjo është fushata e prioriteteve tona

Që e duartrokasin ekranet e kronikave tona hipnotizuese me klarkerë të paguar, (që janë zakonisht pensionistë

Mbasdite të bukur