Met Dervishi: Fyerja e inteligjencës publike…

Met Dervishi: Fyerja e inteligjencës publike…

Fyerja e inteligjencës publike

këneta politike dhe kazanët e saj të medieve

======

Të dhëna paraprake:

1. portali Hashtag. al , i pavarur, boton një shkrim ku tregohet që z. Richard Grenell, një lobist i presidentit serb, (mbështetës fanatik i Open Balcan, aktor i rrëzimit të qeverisë Kurti etj etj)

2. portali politico. al, i djathtë, opozitar, që e riboton shkrimin e hashtag.al duke shënuar në fund autorësinë e tij nga hashtag. al, pra korrekt

3. z. Grenell, ish zv. sekretar shteti, dje boton një përgënjeshtrim për faktin se ai po lobon për z. Rama, po përgënjeshtrimin, ndonëse hashtag.al ia ka çuar në dy burime nuk ia adreson burimit të informacionit, pra hashtag. al po politico.al që e ka ribotuar

4. kazanët e kënetës së medieve tona proqeveritare që mbrëmë kanë bërë gurgulenë duke e transformuar gjithçka në një narrativë sipas së cilës, familja e presidentit Trump, djali i tij, njëri nga, përgënjeshtron Opozitën

5. kryeministri ynë që e vetjakëson këtë narrativë spekulative dhe sot i tregon gjithë audiencavve e medieve të tij se familja e z. Trump po përgënjeshtron Opozitën, kënetën, kukumjaçkat, nënkupto, presidenti Trump është me ne, gjithë bota është me ne….

ndërkohë

sot portali hashtag.al boton përgënjeshtrimin e z. Grenell dhe siguron që shkrimi është i hashtag e politico.al nuk është burimi i parë i informacionit, dhe merre gjithë përgjegjësinë editoriale të shkrimit

duke nënvizuar që z. Grenell ka arsyet, të cilat vetëm ai mund ti dijë…

nga këto të dhëna kuptohet se si manipulohet opinioni ynë publik. pra,

një portal i pavarur, hashtag, zëvëndësohet në mediet e kënetës sonë publicicistike me një portal me orientim opozitar dhe pastaj, kryeministri ynë spekulon pa iu dridhur qerpiku se familja Trump, detyrohet të përgënjeshtrojë Opozitën

Ju lutem

vendoseni të gjithë këtë në kornizën e marrëveshjes së Opozitës me nje kompani lobimi, presidenti i së cilës është një jurist i z. Trump dhe se aty punon dhe vajza e shefes së kabinetit të z. Trump, pikërisht ajo që, në takimin e Mynihut, refuzoi kategorikisht z. Rama si pjesmarrës protokollar në darkën e rastit

(Këtu duhet kujtuar që emrin e z. Rama në listën e të ftuarve, sipas hashtag.al, e kishte futur z. Grenell

kaq

besoj se del qartë pamja, po dhe mekanizmi i manipulimit

sa për pytejen pse z. Grenell, duke e ditur mirë burimin e informacionit, përgënjeshtron një portal të Opozitës

përgjigja kuptohet:

z. Grenell

punon për z. Rama dhe ushqen narrativat e bretkosave të kënetës sonë politike

dhe e dini ju mikesha e miq të mi pse shpërthejnë kësi ujërash të zeza në kënetën tonë politike

e thjeshtë

se nuk kemi sovranitet