Fyerja e inteligjencës publike :
Dy protagonistët e kësaj fushate:
Z. Rama
Dhe Noysi….
—-
Më në fund
Dy liderët e fushatës sonë socialiste u takuan në Dibër me tupanët e tyre të fitorjes
—–
(Të dhëna paraprake për qytetarët që duhet të ishin në qendër të debatit tonë elektoral
Të publikuara sot Nga Eurostar:
Shqipëria, i vetmi vend në botë nga ku, në 30 vjet, i’a ka mbathur gjysma e popullsisë
Në vitin 2022- 2023 kanë marrë leje qëndrimi në Evropë 18 emigrantë shqiptarë për një mijë vetë popullsi, në vend të parë, përkundrejt 4 vetëve për mijë të Sirisë, në konflikt
(Shifra tjetër e shëndetësisë falas:
Çdo vit
Shqiptarët paguajnë 52 milionë dollarë koncesionet në shëndetësi si check up, etj…
Kuptohet:
Strategjia elektorale e z. Rama ka qenë në funksion të shfokusimit të debatit tonë elektoral nga këto shifra ulëritëse
Dhe ja
Metamorfoza e re e z. Rama:
Nga Showman deri dje
Sot në Dibër ai u shfaq si dirigjenti i tallavasë sonë elektorale
Me të ishte dhe protagonisti tjetër i kësaj fushate socialiste që qëndronte në prapavijë, reperi Noyzi, fjalori i repertorit poetik të të cilit nuk i kalon të 50 fjalët
Ndonjë do të më kundërshtojë edhe nga miqtë e mi socialistë
I mirëkuptoj
Mirëpo faktet janë kokëforta:
Fushata e tallavasë së z. Rama ushqehet nga sheshi në shesh e nga trotuari në trotuar prej ulërimave të fansave të liderit të fshehur të kësaj fushate, Noysit…
Madje, madje
Edhe kandidatët e partisë socialiste që shkëlqejnë në këtë fushatë janë fanset e tij:
Fj. vj. Zeqineja e rroskovecit
Ose Zeqineja tjetër e hënave socialiste që nusërojnë mbi kurorat e ullishteve të Vlorës
Ose ose
Dhe Zeqineja tjetër, ajo që e ka pritur Skënderbeun me dajre te kalaja e Krujës dhe që kujton se Skënderbeu është Edi Rama
Shfokusim pra
Tha Chomsky, shfokusim për manipulimet e stilit të gjerë
Si mendoni ju
Do t’ia dalin të fitojnë
Dy liderët e fushatës sonë socialiste:
Z. Rama dhe z. Noysi i Lamborghinit të repertorit poetik orwellian: 30 fjalësh?…