Einxhel Shkira është bërë nënë për herë të dytë!
Moderatorja dhe partneri i saj, Dj Dagz, kanë mirëpritur fëmijën e tyre të dytë më 10 prill, por lajmin e ëmbël e kanë ndarë me ndjekësit vetëm sot.
Përmes një video në Instagram Einxhel Shkira shihet duke mbajtur në krah vogëlushin duke u kujdesur t’ia mbajë të fshehur fytyrën, ndërsa pranë saj është edhe djali i madh, Trev dhe Dj Dagz.
“Dhe një zemër më shumë! Faleminderit Zot”, shkroi ajo.
