Mbështetësit e Partisë Demokratike janë mbledhur pasditen e kësaj të premte më Bulevardin e Ri për t’i treguar europës, se në zgjedhjet e 11 Majit, Partia Socialiste përdori të gjitha mekanizmat e veta për të vjedhur votat.
Por, kjo protestë u shoqërua me incidente, ku mbështetësit e PD-së dhe përfaqësuesit e saj, treguan që “armik” nuk kanë vetëm Edi Ramën, por që sipas tyre edhe mediat.
Gazetarja e Euronews Albania, është përballur me një incident dhe sjellje të pa tolerueshme dhe të përshtatshme nga disa përfaqësues të Partisë Demokratike, si Aldo Bumçi dhe Edi Paloka, si dhe nga disa protestues të pranishëm.
Sipas burimeve, mësohet se janë shënuar tentativa për të penguar transmetimin live si dhe pyetjet e gazetares sipas demokratëve ishin “provokuese”.
Menjëherë pas këtij incidenti erdhi dhe një reagim nga Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë të cilët i bënë thirrje urgjente zyrtarëve të PD-së që të ndalojnë sulmet ndaj gazetarëve.
“Asociacioni I Gazetarëve të Shqipërisë I bën thirrje urgjente zyrtarëve të Partisë Demokratike të ndalojnë menjëherë sulmet ndaj gazetarëve në protestën e opozitës”, thuhet postimin e AGSH.