Një alarm për eksploziv ka ngritur në këmbë policinë e Durrësit në orët e vona të së martës. Sipas burimeve, kalimtarë të rastit kanë konstatuar një objekt të dyshimtë në rrugë, në zonën e njohur si “Veliera”, pranë shëtitores bregdetare.
Menjëherë pas sinjalizimit, uniformat blu kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën duke caktuar dhe perimetrin e sigurisë, ndërsa në terren kanë mbërritur edhe forcat xheniere për të kryer kontrollin e specializuar përmes shpërthimit të kontrolluar.
Pas një pune prej një ore u bë i mundur shpërthimi i komanduar nga forcat xheniere, i lëndës plasëse, sakaq blutë e qytetit kanë nisur hetimin për kapjen e autorit i cili është filmuar nga kamerat e sigurisë së bizneseve të zonës.