“Valle Makabre” – Poezi nga Mimoza Marjanaku

“Valle Makabre” – Poezi nga Mimoza Marjanaku

“Valle Makabre”

Në getën tënde të grisur

ka mbetur harta e thonjve të k’putur.

Rrënjëve i rrëshqitën flokët

lagur nga jarg’ e pështym’.

Fustani lebetitet

për stofën e bërë leckë.

Laringut

i ther zëri

nga notat e pickuara.

Trupi,

i fundit

që u kafshua nga bisha,

u ngrit duke çaluar,

për t’u futur

në bluza e fustane të tjerë

në një

valle makabre.

Plaka Nice vajton vajin

e pasosur…

M.M 21/05/2025