Shqipëria shkon në ‘Junior Eurovision 2025’ me këngën ‘Fruta Perime’, interpretuar nga Kroni Pula, me muzikë të Adrian Hilës

Shqipëria shkon në ‘Junior Eurovision 2025’ me këngën ‘Fruta Perime’, interpretuar nga Kroni Pula, me muzikë të Adrian Hilës

Ergys Kavaja 

Shkodra përmbylli edicionin e 63-të të Festivalit Mbarëkombëtar të Këngës për Fëmijë.  Në natën e tretë të finales, u interpretuan plot 29 këngë.

Çmimi i parë në kategorinë “Junior” iu dha këngës “Fruta Perime”, interpretuar nga Kroni Pula, me muzikë, tekst dhe orkestrim nga Adrian Hila. Kjo këngë do të përfaqësojë Shqipërinë në edicionin e ardhshëm të Junior Eurovision 2025.

Dy figura të njohura të muzikës shqiptare si Robert Radoja dhe Inva Mula, që ishin pjesë e jurisë, vlerësuan nivelin e lartë artistik dhe përkushtimin e të gjithë pjesëmarrësve.

Në kategorinë e të vegjëlve, çmimi i parë iu dha këngës “Ja çfarë bëri bubi im” kënduar nga Maria Kalaja. Një nga çmimet më të veçanta të mbrëmjes, “Kujtim Alija”, që mban emrin e një prej figurave më të dashura të festivalit, iu dorëzua skenografit Adnan Kastrati, për krijimin e një atmosfere magjike në skenën e këtij edicioni.

Festivali përmbylli tre netë plot emocion dhe art duke sjelle zera te rinj, kujtime dhe përvoja që do të udhëheqin fëmijët drejt ëndrrave të mëdha muzikore.