“Te sfidoj”
Unë
nuk jam një Penelopē!
Një Penelopē
Po të isha ,
do të qe shkruar ndryshe historia.
Telemaku
do kishte një vëlla tjetër,
që s’do të kishte ty për baba
Uliks!
Ti,
që fute ushtarē nē bark te kalit,
që shkove me Circen e Nausikën.
Ti,
që këmbë e duar u lidhe ne anije
të mos i përgjigjeshe epshit
të paburrërisë
që ta mori lufta.
Ti,
që në shtëpi u ktheve
si besnik që ishe,
dhe këtë e tregove…
me një kalë.
Unë,
Penelopa e kohëve moderne,
nuk end pēlhura.
Unë të sfidoj
Uliks!
M. M 01/07/2025
