Lëvizje në administratën e Bashkisë Shijak pas takimit të Kryeministrit Rama me kryebashkiakët.

Lëvizje në administratën e Bashkisë Shijak pas takimit të Kryeministrit Rama me kryebashkiakët.

Pas takimit që Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot me kryetarët e bashkive, ku u theksua rëndësia e performancës dhe përmirësimit të shërbimeve ndaj qytetarëve, në Bashkinë e Shijakut janë larguar nga detyra disa drejtues:

  • Drejtori i Shërbimeve
  • Drejtoresha e Taksave
  • Shefi i Sektorit të Pyjeve
  • Kryeinspektori i IMTV
  • Shefi i MZSH

Këto ndryshime kanë si synim për të sjellë njerëz të rinj me energji për të kontribuar në pozicione kyce.

Të tjera ndryshime priten të hënën me kryetarët e Njësive dhe kabinetin e Kryetarit me qëllim rifreskimin e strukturave të burimeve njerëzore.

Bashkia Shijak gjithashtu bën thirrje se kush aspiron për këto pozicione të paraqesë CV-në në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore.