Nga martesa me Callum Turner tek planet për t’u bërë nënë, rrëfehet këngëtarja Dua Lipa: Do të doja shumë të kem fëmijë

Nga martesa me Callum Turner tek planet për t’u bërë nënë, rrëfehet këngëtarja Dua Lipa: Do të doja shumë të kem fëmijë

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa, ka treguar së fundmi se ka shumë dëshirë që të bëhet me fëmijë.

Në një intervistë të dhënë për British Vogue, këngëtarja 29-vjeçare foli hapur për planet e saj personale dhe dëshirën për të krijuar një familje me 35-vjeçarin Callum Turner, vetëm pak javë pasi ai i propozoi për martesë.

“Do të doja shumë të kem fëmijë një ditë. Thjesht nuk e di se kur do të jetë momenti i duhur. Si do të përshtatet me punën time, me turnetë… Ka shumë gjëra për të cilat duhet të mendosh,” u shpreh artistja.

Dua ka konfirmuar zyrtarisht edhe fejesën me aktorin, duke u shprehur tejet e emocionuar për këtë kapitull të ri në jetën e saj.

“Po, jemi të fejuar. Është shumë emocionuese,” tha këngëtarja. “Vendimi për të plakur bashkë, për të ndarë një jetë dhe për të qenë, nuk e di… miq më të mirë përgjithmonë, është një ndjenjë vërtet e veçantë”, tha ajo.