Lëvizje të reja në administratën e Bashkisë Shijak: Dorëhiqen disa drejtues dhe kryetarë njësish

Lëvizje të reja në administratën e Bashkisë Shijak: Dorëhiqen disa drejtues dhe kryetarë njësish

Pas disa dorëheqjeve që u raportuan pak ditë më parë në administratën e Bashkisë Shijak, janë shënuar së fundmi edhe disa ndryshime të tjera në nivelet drejtuese. Burime zyrtare bëjnë me dije se kanë paraqitur dorëheqjen tre kryetarë njësish administrative dhe drejtues të tjerë në struktura drejtuese të bashkisë.

Këto lëvizje vijnë në një periudhë ku administrata lokale po i nënshtrohet një rishikimi të brendshëm të funksioneve dhe roleve dhe konsiderohen pjesë e rikonfigurime të natyrshme që ndodhin në vijim të një vlerësimi të përgjithshëm institucional.

Bashkia pritet të ndërmarrë hapat e nevojshëm për zëvendësimin e pozicioneve të lëna bosh, me qëllim që shërbimet ndaj qytetarëve të vijojnë pa ndërprerje dhe me eficiencë.

Kujtojmë se pak ditë më parë, RevoKult raportoi për dorëheqjen e disa zyrtarëve të tjerë brenda administratës vendore, ndërsa me zhvillimet e fundit ky proces duket se po vijon me ritëm të moderuar dhe në mënyrë të kontrolluar.