Procesi Zgjedhor në Qarkun Durrës Vlerësohet si ‘I Mirë’: Raporti i Monitorimit Nxjerr në Pah Përputhjen me Kuadrin Ligjor dhe Sfidat Teknike

Procesi Zgjedhor në Qarkun Durrës Vlerësohet si ‘I Mirë’: Raporti i Monitorimit Nxjerr në Pah Përputhjen me Kuadrin Ligjor dhe Sfidat Teknike

Angazhimi i KZAZ-ve në qarkun e Durrësit, për të përgatitur zgjedhjet, vlerësohet në përputhje me kërkesat e kuadrit ligjor dhe rregullator përkatës. Kështu konkludohet në Raportin përfundimtar mbi Monitorimin e zgjedhjeve për  Kuvendin e Shqiperisë11 Maj 2025 me fokus

Njësine zgjedhore – Qarku Durrës organizuar nga CSDC, me mbështetjen e Albanian National Training and Technical Assistance resource Center (ANTTARC) dhe Institutit për Politika dhe Studime Ligjore (IPLS). CSDC aktivizoi 6 (gjashtë) vëzhgues afatgjatë dhe 40 (dyzet) vëzhgues afatshkurtër. Objekt i vëzhgimit ishte proçesi zgjedhor përpara ditës së zgjedhjeve, fushata zgjedhore dhe dita e zgjedhjeve. Vëzhguesit afatgjate monitoruan 7 (shtatë) KZAZ në qarkun Durrës për punën që bënë për të përgatitur zhvillimin e zgjedhjeve në këtë qark.

Vlerësimi i përgjithshëm për punën e  KZAZ-ve dhe për mënyrat se si i morën vendimet, në mesatare vlerësohet në Raport në nivelin “I mirë”, respektivisht me 8.9 pike dhe 8.0 pikë. KZAZ-të e administruan proçesin e vlerësimit dhe numërimit të votave në përputhje me kërkesat e ligjit. U vëzhgua vetem 1 (një) rast ku, njw KZAZ nuk mori vendim për numrimin fillestar të votave në kutinë e votimit të qëndrës së votimit. Ky numrim u krye nga KQZ.

Zgjedhjet në qarkun Durrës administrohen nga KQZ dhe 6 (gjashtë)  KZAZ, nga te cilat 4 (kater) në bashkinë Durrës dhe nga 1 (një) KZAZ në bashkinë e Shijakut dhe të Krujes. Në këtë njësi zgjedhore proçesi i votimt, ditën e zgjedhjeve u administrua nga 493 komisione në qëndrat e votimit, nga të cilat 346 ishin në bashkinë Durrës, 54 në Shijak dhe 93 në bashkinë e Krujës. Konstituimi i KZAZ-ve u krye në përputhje me kërkesat e Kodit zgjedhor dhe vendimet përkatëse të Komisionerit shtetëror për zgjedhjet.

Në zbatim të kërkesave të Kodit zgjedhor dhe udhëzimit përkatës të Komisionit Rregullator dhe në përputhje me to, KZAZ-të, mbështetur në propozimet e partive politike që ligji ju jep të drejtën të përfaqësohen me komisionerë, ngritën komisionet e qëndrave të votimit në kohën e përcaktuar në ligj. Rreth 24.1 përqind e komisioneve në qendrat e votimit u ngritën me vonesë si pasojë e vonesave në propozimet për antarë të këtyre komisoneve nga PD e PL. Në komisionet e qëndrave të votimit rreth 28.6 përqind e antarëve ishin gra/vajza

Raporti nënvizon faktin se partitë politike në njësinë zgjedhore, qarku Durrës, përdorën në 7 (shtat) raste mundësinë që ju jep ligji për të zëvëndësuar komisonerë pa dhënë shpjegim për arsyet.

Dërgimi i materialeve zgjedhore, listat e zgjedhësve, fletët e votimit dhe gjithë pajisjet e nevojshme për zhvillimin e proçesit të votimit, në përgjithësi KZAZ-të i dërguan në qëndrat e votim në kohën e parashikuar në ligj dhe në udhëzimin e KQZ. Vonesa u vrojtuan në rreth 12 perqind të qëndrave që u monitoruan nga vëzhguesit afatgjatë të CSDC. 

KZAZ nuk plotësuan në çdo rast kërkesën për vendosjen e qëndrës së votimit ose organizimin e saj në mënyrë që të mundësohej votimi i zgjedhësve me aftësi të kufizuara fizike. Votimi me flete votimi në shkrimin brail nuk u realizua. Informimi i zgjedhësve të pakicës boshnjake u bë edhe në gjuhën e tyre amtare.  

Në plotësim të objektivës për të kontribuar në zhvillimin e mbarë të proçeseve demokratike CSDC, me mbështetjen Albanian National Training and Technical Assistance resource Center (ANTTARC) dhe Institutit për Politika dhe Studime Ligjore (IPLS), në kuadër të projektit “Pjesëmarrja e OSHC-ve në proçeset zgjedhore, për një demokraci më të fortë dhe integrim të përshpejtuar në BE”, finanacuar nga BE,  monitoroi dhe vëzhgoi në njësinë zgjedhore, qarku Durrës, proçesin zgjedhor për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë që u zhvilluan më 11 Maj 2025.